60-vjeçari në Gjirokastër bie në greminë

  • 30 August 2016 - 16:25
60-vjeçari në Gjirokastër bie në greminë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi ka rënë në greminë në Gjirokastër. Policia ka bërë me dije se shtetasi Elmaz Kulla, ka rrëshqitur aksidentalisht në një lartësi të konsiderueshme.

Viktima ishte duke i kthyer nga Libohova, ku prej pak kohësh punonte si murator. Ndërkaq policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kërkoi ndihmën e shërbimi zjarrfikës për nxjerrjen e trupit nga gremina.

Nga të dhënat parapake ngjarja është klasifikuar si aksidentale, por policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të saj.

(Kosova Sot)