Sulmi në Kuvend:Fotot e Lëvizjeve dhe Armëve (Foto)
Policia publikoi sot fotografi të lëvizjeve dhe armëve të të arrestuarve për sulmin në Kuvend.
Në fotografitë e publikuara nga kapiteni Luan Keka nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në lidhje me të arrestuarit për sulmin e 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës, shihen sipas policisë lëvizjet e një të dyshuare gjatë planifikimit të këtij sulmi.
Në fotografi janë treguar edhe armë dhe mjetet teknologjike të cilat mjete sipas policisë janë përdorur për komunikatën e pranimit të sulmit.
Sulmi në Kuvend ishte marrë përsipër me anë të një e-maili me emrin Rugovasit.
Policia publikoi fotografitë në një konferencë të përbashkët për shtyp me prokurorinë.
(Kosova Sot)