Aksidentohet familja kosovare në Mal të Zi, vdes gruaja 53 vjeçare

  • 30 August 2016 - 18:02
Aksidentohet familja kosovare në Mal të Zi, vdes gruaja 53 vjeçare

Një familje nga Kosova është përfshirë në një aksident të tmerrshëm në Mal të Zi, si pasojë një gruaja 53 vjeçare ka mbetur e vdekur, ndërsa bashkëshorti dhe njëra nga vajzat e saj kanë marrë lëndime të rënda.

Familja jetonte në qytetin Brixen, në Tirolin jugor të Italisë në kufi më Austri. Ata kishin kaluar dy javë pushim në Kosovë dhe gjatë kthimit për në vendin ku jetojnë ndodhi fatkeqësia. Në këtë aksident trafiku mbeti e vdekur Nadire Hoxha, 53 vjeçare.

Nadire Hoxha kishte punuar që 12 vite si pastruese në sallën e pishinës në Acquarena. Shumë mysafirë ku ajo ka punuar e kanë njohur, si një grua jashtëzakonisht të sjellshme dhe punëtore.

Siç raportojnë miqtë e saj, Nadirja, prej muajsh e kishte pritur me gëzim pushimin e saj. Së bashku më bashkëshortin dhe njërën nga vajzat e saj kishin planifikuar pushimin ta kalojnë në Kosovë.

Pas pushimit, gjatë kthimit për në Tirolin jugor, vetura me të cilën ishte duke udhëtuar familja, del nga rruga dhe përplaset në një hendek.

Për shkak të lëndimeve të rënda, Nadirja ndërroi jetë ende pa shkuar në spital. As ekipi i emergjencës nuk kishte arritur t’ia shpëtonte jetën asaj, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë bashkëshorti dhe vajza e saj kanë shpëtuar por me lëndime të rënda.

(Kosova Sot)