Berisha – Ramës: T’i kemi thyer turinjtë dhe do të t’i thyejmë

  • 30 August 2016 - 18:12
Berisha – Ramës: T’i kemi thyer turinjtë dhe do të t’i thyejmë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Qeverisë Edi Rama se opozita nuk do të lejojë që të manipulohet ligji i Vettingut, pjesë e draftit të reformës në drejtësi.

Duke folur në Parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme për të miratuar pr/ligjin për Vettingun, Berisha iu drejtua Kryeministrit Rama duke i thënë se për 2 vjet ka bërë përpjekje për të kapur reformën në drejtësi, por gjithmonë “opozita i ka thyer turinjtë”.

“Opozita ka luftuar shumë për standarde dhe prapë është e vendosur të luftojë. Këtu po prishet pikërisht ai konsensus që është sanksionuar në Kushtetutë. Ju a doni të funksionojë reforma apo jo? Në këtë reformë përcaktuam një mënyrë tjetër dhe këtë ramë dakord dhe e votuam. Po tani ju pse e ndryshuat?

Ke dy vjet që bën përpjekje, por t’i kemi thyer turinjtë sa herë ke dashur dhe do vazhdojmë të t’i thyejmë turinjtë. Hajt të votojmë ligjin e BKH dhe të votojmë siç është reforma. Mos bëj gjëra qesharake”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri theksoi se konsensusi u arrit që Vettingu të bëhet nga BKH dhe është sanksionuar në Kushtetutë, ndërsa tani mazhoranca e ka ndryshuar draftin në mënyrë të njëanshme.

(Kosova Sot)