Policia amerikane arreston Vladimir Putinin (Video)

  • 30 August 2016 - 18:14
Policia amerikane arreston Vladimir Putinin  (Video)

Vladimir Putin është arrestuar nga policia amerikane e West Palm Beach në Florida.

Por, personi i arrestuar nuk është presidenti rus, por një i ri që ka të njëjtin emër me të. Ai është vënë në pranga pasi dyshohet se ka fyer punonjës dhe klientë në një supermarket në Florida më 21 gusht.

Sipas CBS 12, Putin u paraqit në gjykatë të hënën.

(Kosova Sot)