Ndotja e ujit rrezikon shëndetin e 320 milionë njerëzve, thotë OKB

  • 30 August 2016 - 21:48
Ndotja e ujit rrezikon shëndetin e 320 milionë njerëzve, thotë OKB

Rritja e ndotjes së ujit po rrezikon më shumë se 320 milion njerëz në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine me anë të sëmundjeve kërcënuese për jetën, duke përfshirë kolerën dhe tifon, deklaroi sot Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP).

”Rreth 3,4 milionë njerëz në tre kontinente vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me bakteret, viruset ose mikroorganizmave të tjera në ujë”, tha UNEP në një raport.

Shumë prej këtyre sëmundjeve shkaktohen nga mbetjet njerëzore në ujë.

“Sasia në rritje e ujërave të zeza që hidhet mbi ujërat tona sipërfaqësore është shumë shqetësuese”,  tha shefi i UNEP-it, shkencëtarja Jacqueline McGlade.

”Arsyet kryesore të rritjes së sipërfaqes së ndotur të ujit janë rritja e popullsisë, rritja e aktivitetit ekonomik, zgjerimi dhe intensifikimi i bujqësisë si dhe një rritje në sasinë e ujërave të zeza të patrajtuara që derdhen në lumenj dhe liqene”, sipas UNEP.

(Kosova Sot)