Vetëvendosje shtyn protestën për një orë më vonë (Foto)

  • 30 August 2016 - 22:14
Vetëvendosje shtyn protestën për një orë më vonë (Foto)

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi pritet që të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Për të kundërshtuar ratifikim e kësaj marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje ka thirru protestë gjithë popullore në Prishtinë.

Kjo protestë e cila ishte caktuar për në orën 10:00, është shtyrë për një orë.

Protesta pritet të fillojë në orën 11:00 e kjo është bërë e ditur në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ku kanë krijuar eventin për këtë protestë.

Kjo shtyrje e orës së fillimit të protestës siq duket ka ardhur pasi që Kuvendi i Kosovës dje vendosi që ta shtyjë edhe seancën për një orë e gjysmë.

(Kosova Sot)

vv1