Dy gra afgane pre e një sulmi në Gjermani

  • 30 August 2016 - 23:47
Dy gra afgane pre e një sulmi në Gjermani

Dy gra afgane kanë qenë pre e sulmit të tre personave në rajonin Demmin në Mecklenburg-Vorpommern të Gjermanisë, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga policia e Neubrandenburg theksohet se dy gra afgane të moshave 58 dhe 28 vjeç fillimisht kanë qenë të ekspozuar ndaj fyerjeve nga tre persona nga të cilët dy gra dhe nje burrë dhe më pas janë goditur në fytyrë.

Gratë afgane me lëndime si pasojë e sulmit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin Demmin.

Për njërin nga autorët e sulmit që i përket moshës 26 vjeç thuhet se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest për një incident tjetër me çka u zbatua menjëherë, ndërsa për dy sulmuesit e tjerë të moshës 34 dhe 37 vjeç mësohet se janë ndaluar.

Gjithashtu vihet në dukje se sulmuesit kanë qenë në gjendje të dehur ndërsa kanë thënë se e "kanë kryer këtë akt sepse nuk i duan të huajt".

(Kosova Sot)