Deputeti luan "Candy Crash" ndërsa në Kuvend diskutohet (Foto)

  • 31 August 2016 - 09:30
Deputeti luan

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, është kapur nga kamerat teksa luante lojën e njohur virtuale “Candy Crash Saga”, ndërkohë që në Kuvend po diskutohej ligji i vetingut.

Ish-ministri i Financave, vijoi i qetë lojën ndërkohë që ish-kryeministri Berisha, i ulur në krah të tij, replikonte nga vendi.

Opozita braktisi dje sallën e Kuvendit duke mos dhënë konsensusin për kalimin e ligjit për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që u miratua pas 88 votave pro të mazhorancës.

(Kosova Sot)