Tri aksidente trafiku me lëndime në rajonin e Mitrovicës

  • 31 August 2016 - 09:45
Tri aksidente trafiku me lëndime në rajonin e Mitrovicës

Në rajonin e Mitrovicës, brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar tri aksidente trafiku me të lënduar.

Në rrugën “Shemsi Istrefi, në Vushtrri, dje rreth orës 17:00, raportohet se një veturë e tipit WV-Golf, me targa vendore ka goditur viktimën mashkull i cili ishte duke drejtuar biçikletën, dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Po kështu, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, dje rreth orës, raportohet se i dyshuari mashkull, derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit Renault, ka goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima tjetër mashkull, i cili raportohet të ketë pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Ndërsa në fshatin Llaushë të Skenderajt, dje gjatë ditës, raportohet se një person, derisa ishte drejtuar biçikletën, dyshohet se ka rënë në një gropë dhe ka pësuar lëndime serioze.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Skenderaj dhe pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot)