Qeveria ndan 50 mijë euro për tragjedinë në Maqedoni

  • 31 August 2016 - 09:47
Qeveria ndan 50 mijë euro për tragjedinë në Maqedoni

Qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë 50 mijë euro për rajonet e goditura nga vërshimet në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Maqedoni ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë.

“Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuar me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)