Ish ministri i Shqipërisë, Tritan Shehu flet për Demarkacionin e Kosovës

  • 31 August 2016 - 15:28
Ish ministri i Shqipërisë, Tritan Shehu flet për Demarkacionin e Kosovës

Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm në Republikën e Shqipërisë dhe ish deputet nga radhët e PD’së, ka folur për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Në një postim në faqen e tij në Facebook Shehu ka thënë se ditëve të fundit ka parë disa deklaratat kundërshtuese nga Shqipëria për marrëveshjen e Demarkacionit. Sipas tij, Kosova është një vend sovran dhe ka eksperiencë të mjaftueshme të vendos vet dhe të marrë përgjegjësit e saja.

"PER “DEMARKACIONIN” DO TE VOTOHET NESER NE KUVENDIN E KOSOVES.
Krahas disa kundershtimeve nga forca politike apo grupime aty, po lexoj dhe disa deklarata “ultra patriotike” kundershtuese nga Shqiperia.
Mendimet e ndryshme, qofte dhe per kapital politik ne Prishtine i kuptoj, jane deri diku te pranueshme si pjese e diversitetit apo e “lojes politike” te brendeshme.
NUK MUND TE PRANOHEN METODAT LARG KUFIJEVE TE DEBATIT DEMOKRATIK E INSTITUCIONAL, GJE QE FATKEQESISHT KA NDODHUR.
Ndersa ne lidhje me “direktivat” nga Tirana mendoj se jane te teperta, paternaliste, bile dhe spekulative.
KOSOVA ESHTE NJE VEND SOVRAN SI NE, QE KA FILLUAR PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN, ME PARLAMET E QEVERI LEGJITIME, ME NJE KLASE POLITIKE QE TASHME KA EKSPERIENCE TE MJAFTUESHME PER TE MARRE PERGJEGJESITE E SAJ.
Ne lidhje me “keshillat”, mendoj se me te vlefshme jane ato qe vijne nga aleatet qe ishin e jane thelbesor ne proceset e lirise e integrimit te Kosoves, pra nga SHBA e BE.
UNE NUK BESOJ QE KETA MIQ TE MEDHENJ, TE CILET LUFTUAN PER TE KRIJUAR KETE SHTET TE LIRE E SOVRAN NE TERRITORIN E TIJ, DO TE LEJONIN SOT QE T’I CENOHEJ TERRESIA TOKESORE APO DHE SOVRANITETI!!!!" , shkruan Shehu në Facebook.

(Kosova Sot)