Salihaj: Interesat tona nacionale e shtetërore janë dëmtuar

  • 31 August 2016 - 15:26
Salihaj: Interesat tona nacionale e shtetërore janë dëmtuar

Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se situatat e rënda në Kosovë i shfrytëzojnë llojlloj forcash destruktive e agjenturash të ndryshme, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim të fundit destabilizimin e Kosovës dhe defaktorizimin e saj.

"Në anën tjetër, të "fortët" në vazhdimësi kanë qenë të dëgjueshëm dhe të shantazhueshëm, ngase ata gjithmonë e kanë luajtur rolin e dëgjuesit, duke zbatuar gjithmonë politikat e të tjerëve si primare e asnjëherë tonat. Në këtë mënyrë janë dëmtuar rëndë interesat tona nacionale e shtetërore. Ne nuk e dimë saktë se kush janë autorët e bombave, por një gjë është e sigurt se ata nuk ia duan të mirën Kosovës. Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë,por gjithmonë duke pasur në rend të parë interesat tona e jo interesat e të tjerëve", ka theksuar ai.

(Kosova Sot)