Zjarr në parkun e Viroit, digjen 10 hektarë pyje

  • 31 August 2016 - 15:33
Zjarr në parkun e Viroit, digjen 10 hektarë pyje

Në parkun e Viroit në Gjirokastër janë djegur sot rreth 10 hektarë pyje. Djegia ka ardhur si pasojë e një zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Bëhet e ditur se zjarri ka rënë poshtë kurorës së pishave në parkun e Viroit, ndërsa flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era. Po ashtu mësohet se flakët rrezikojnë edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa po ndihmohen edhe nga banorët me mjete rrethanore.

(Kosova Sot)