Kosova rrezikon të humbë rreth 400 milionë euro për shkak të korrupsionit

  • 31 August 2016 - 07:43
Kosova rrezikon të humbë rreth 400 milionë euro për shkak të korrupsionit

Një shoqëri investitorësh nga Hamburgu me këshilltarë të njohur gjermanë dhe amerikanë e ka paditur Kosovën, këtë vend të varfër. Vendimi i gjykatësve të arbitrazhit në Uashington do të tregojë se sa siguri gëzojnë investitorët në Kosovë, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", e cila për këtë tragjedi kosovare i bën përgjegjës politikanët e korruptuar dhe menaxherët e paaftë të PTK-së. Së shpejti gjykatësit e arbitrazhit të Qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve që lidhen me investime me seli në Uashington do të vendosin për një rast, i cili brenda vetes përmban edhe barut politik. Në njërën anë është shoqëria investuese 'ACP Axos Capital', e cila vepron në Hamburg, në anën tjetër shteti i Kosovës. 'Axos Capital' e drejtuar nga specialisti i telekomunikimit Jan Budden së fundi ka kërkuar nga gjykatësit e arbitrazhit në Uashington të merret me rastin dhe po kërkon 390 milionë euro dëmshpërblim nga shteti i varfër i Kosovës, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ), shkruan gazeta Kosova Sot.

PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël

Konflikti ka shpërthyer pas rrëmujës disavjeçare mbi privatizimin e Postë?Telekomit të Kosovës (PTK), një perlë në fushën e ndërmarrjeve në Ballkan. Privatizimi i PTK?së ka dështuar dy herë. PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël, në vitin 2007 ajo kishte një qarkullim prej 200 milionë euro. Pikërisht për shkak se ishte ndërmarrje fitimprurëse PTK-ja, sipas gazetës gjermane, ajo ishte thellë e zhytur në varësi politike dhe në ekonominë e nepotizmit. Me vite të tëra kjo ndërmarrje me fitimet e saj ka mbështetur buxhetin e Kosovës, në tetë vitet e fundit PTK-ja ka mbushur arkën e buxhetit me rreth gjysmë miliardë euro. "Frankfurter Allgemeine Zeitung" thekson se figura të rëndësishme politike janë rehatuar duke marrë poste fitimprurëse në të gjitha nivelet e ndërmarrjes shtetërore. Po ashtu shumë ndërmarrje të afërta me partitë në rrethana enigmatike morën kontrata të leverdishme. Në prill të vitit 2013 'Axos' kishte fituar tenderin për privatizimin e PTK?së. Sipas "Frankfurter Allgemeine Zeitung" 'Axos' mund të duket firmë e parëndësishme, por në bordin e kësaj ndërmarrjeje gjenden personalitete të rëndësishme politike: ish?ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Volker Rühe, ish?këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit Hemlut Kohl, Horst Teltschik, ish?ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Burt, si dhe shumë menaxherë dhe investitorë nga sektori i telekomit.

Procesi i privatizimit mbeti në qorrsokak

Sipas gazetës nga Frankfurti, PTK?në përveç 'Axos' synonte ta merrte edhe 'Albright Capital', ndërmarrja investuese e ish?ministres amerikane të Punëve të Jashtme, e cila është një grua që si gjuetare vrapon pas ndërmarrjeve në ish?Jugosllavi. Kandidatë të tjerë ishin 'Turkcell', ndërmarrja më e madhe e telekomunikacionit e Turqisë, e cila gjithnjë e më shumë kontrollohet nga presidenti Rexhep Taip Erdoan, dhe grupi M1 i kryeministrit të Libanit, Naxhip Mikati, njëri prej njerëzve më të pasur të vendit. 'Axos' shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e fitoi tenderin, sepse në sytë e kosovarëve gjermanët kishin bërë ofertën më të mirë. Kjo ofertë përfshinë jo vetëm çmimin më të lartë blerës, por edhe garanci për investime për shumë vite. E përditshmja gjermane njofton se procesi i privatizimit mbeti në qorrsokak, për shkak se opozita e akuzoi qeverinë (atëbotë të prirë nga Hashim Thaçi) se e kishte shitur ndërmarrjen fitimprurëse, duke u bazuar në rregulla të dyshimta ligjore. Ditën e fundit të vitit 2013 ministri përgjegjës anuloi privatizimin dhe gjatë një konference telefonike që nuk zgjati as 10 minuta tërhoqi pajtimin për privatizim të PTK?së. 'Axos' thekson se me vite të tëra ka punuar pa dobi për të privatizuar ndërmarrjen kosovare dhe tani kërkon nga shteti i Kosovës dëmshpërblim para Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington. Sipas "Frankfurter Allgemeine Zeitung" vendimi i gjykatësve në Uashington do të tregojë sa siguri gëzojnë investitorët e huaj në Kosovë, e cila ka nevojë urgjente për kapital. Por, gazeta pyet nëse marrëveshjet për mbrojtjen e investimeve, të cilat janë të obligueshme edhe në rrafshin ndërkombëtar, do të ndalin korrupsionin dhe menaxhimin e keq në Kosovë. Gjykata e Arbitrazhit në Uashington është një nënorganizatë e Bankës Botërore, e cila angazhohet në ngatërresa të ndërlikuara mes institucioneve private dhe një vendi. Vendimet e gjykatës kanë peshë dhe pothuaj asnjë vend nuk mund t'i kundërvihet Bankës Botërore, shkruan gazeta gjermane, e cila nënvizon se gjykatësit duhet të sqarojnë edhe shumë çështje delikate juridike, që lidhen me marrëveshjet që kanë qenë të vlefshme në kohën e Jugosllavisë dhe me dyshime për korrupsion.

(Kosova Sot)