Arifi: PDK-LDK dhe ambasadat po bëjnë presion tek deputetët për ta votuar demarkacionin

  • 31 August 2016 - 17:13
Arifi: PDK-LDK dhe ambasadat po bëjnë presion tek deputetët për ta votuar demarkacionin

Avni Arifi, kryetari i Degës së AAK’së në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka thënë se shumica e popullit të Kosovës e dinë se versioni aktual i demarkacioni është i pasaktë. Sipas tij partitë në pushtet dhe ambasadat e huaja në Kosovë po bëjnë presion tek deputetët për ta votuar demarkacionin dhe kjo është antidemokratike dhe antinjerëzore.

"Nuk është luftë për pushtet nëse ke pasiguri e edhe më shumë kur je i bindur se demarkacioni është i gabuar. Shumica e popullit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, e din se ky version i demarkacionit, është i pasaktë. Presioni që po bëjnë partitë në pushtet dhe ambasadat, këto orët e fundit te deputetët, është antidemokratik dhe antinjerëzor dhe në tërësi nuk është në funksion, as të stabilitetit në rajon e as të stabilitetit të mbrendshëm. Si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës dhe si njeri që një pjesë të jetës akademike e kam kaluar në një vend demokratik dhe perendimor, kjo çfarë po ndodh me këtë presion ndaj deputetëve s’ka të bëjë asgjē me vlera, as evropiane e as perendimore. Këtu po kultivohet anti demokracia”, thuhet në e-mail nga AAK’ja

(Kosova Sot)