Erdogan miraton marrëveshjen e normalizimit mes Turqisë dhe Izraelit

  • 31 August 2016 - 17:16
Erdogan miraton marrëveshjen e normalizimit mes Turqisë dhe Izraelit

Presidenti Tajip Erdogan të mërkurën miratoi një marrëveshje normalizimi mes Turqisë dhe Izraelit, raporton Daily Sabah,.

Marrëveshja pritet të rivendos marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, të cilat do të shkëmbejnë ambasadorët javën e ardhshme.

Ligji në lidhje me miratimin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Izraelit mbi kompensim i është dorëzuar kryeministrit.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izrealit u prishën në vitin 2010 pas një sulmi izraelit që ndodhi në një anije turke, e cila po dërgonte ndihma humanitare në Gazë. Sulmi vrau të paktën 10 aktivistë.

Parlamenti i Turqisë e miratoi marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve më 20 gusht, e cila tashmë është miratuar edhe nga qeveria izraelite.

(Kosova Sot)