Bashkëluftëtarët e Agim Ramadanit: I bëjmë apel secilit deputet ta kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi

  • 31 August 2016 - 17:27
Bashkëluftëtarët e Agim Ramadanit: I bëjmë apel secilit deputet ta kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi

Bashkëluftëtarët e Agim Ramadanit përmes një komunikate për media iu kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe të mos e votojnë demarkacionin.

Kjo është komunikata e plotë e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Koshares “Brigada 138 Agim Ramadani”:

Ne bashkëluftëtarët, veteranët e Brigadës “138 Agim Ramadani”, duke respektu  gjakun e dëshmorëve, që sot prehen në tokën tonë, e që u rreshtuan si gur i parë kufirit  të shtetit të Kosovës:

I ftojmë deputetët e Republikës së Kosovës, të ngriten në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe me dinjitet e përgjegjësi juridike e morale ta mbrojnë shtetësinë dhe shtetin e Kosovës, vijëzuar me gjakun , mundin dhe sakrificën  tonë nëpër shekuj.

 I  bëjmë me dije se, ne veteranën me shumë shqetësim po i përcjellim zhvillimet e fundit, të cilat kanë manifestuar tensione dhe polarizime të skajshme. Ndaj kërkojmë që deputetët të jenë të pavaruar në përcaktimin e votës së tyre kundër dhe në harmoni të plotë me detyrimet kushtetuese në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Kosovës.

 I  bëjmë apel, secilit  deputet të popullit, që parasëgjithash të ketë para vetës, interesin e Kosovës, të respektoni, vullnetin e banorëve në kundërshtimin të këtij demarkacioni dhe të qetësoni situatën politike në vend duke mbrojtur interesat e qyetarëve të Kosovës.

(Kosova Sot)