Gruevski: Pranojmë gjithçka për të mos i dhënë mundësi LSDM-së që t’u ikë zgjedhjeve

  • 31 August 2016 - 17:38
Gruevski: Pranojmë gjithçka për të mos i dhënë mundësi LSDM-së që t’u ikë zgjedhjeve

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka folur për mediat në lidhje me takimin e sotën në mes të katër liderëve të partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, takim që mbahet në Klubin e deputetëve.

Gruevski bën të ditur se i kanë pranuar të gjitha propozimet e LSDM-së, duke filluar nga kryeredaktori për RTVM-në, edhe pse sipas tij, kërkesa e LSDM-së është kërkesë partiake dhe jo kërkesë për zgjidhje të duhur.

Ai shtonë se pranimin e kërkesave e bën për të mos lejuar dhe për të mos i dhënë arsye LSDM-së që t’u ikë zgjedhjeve, ndërkaq për anëtarin e pestë të Komisionit ad-hoc, Gruevski thotë se e ka lënë në duar të partive politike shqiptare dhe LSDM-së që të miren me këtë çështje./

(Kosova Sot)