Kryeministrja britanike thotë se nuk do të ketë një referendum të dytë

  • 31 August 2016 - 17:45
Kryeministrja britanike thotë se nuk do të ketë një referendum të dytë

  Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se nuk do të mbahet një referendum i dytë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se Britania nuk do të jetë në kërkim të "një dere të pasme" për të qëndruar në BE.

Kryeministrja May në hapjen e Këshillit të Ministrave, i cili u mblodh sot për herë të parë pas pushimeve verore të qeverisë, ka bërë disa vlerësime në lidhje me daljen (Brexit) e Britanisë nga BE-ja.

Sipas një deklarate të bërë nga kryeministria, thuhet se May në takim duke iu drejtua ministrave me fjalët: "Duhet të jemi të qartë në lidhje me çështjen se Brexit nënkupton Brexit dhe këtë do ta shndërrojmë në histori suksesi. Nuk do të ketë një referendum të dytë. Nuk do të ketë asnjë tentativë për të qëndruar në BE duke përdorur derën e pasme".

(Kosova Sot)