Ishte pranë vdekjes, tash e shëndoshë si molla dy vjet pas operacionit

  • 31 August 2016 - 20:45
Ishte pranë vdekjes, tash e shëndoshë si molla dy vjet pas operacionit

Ajo menjëherë ishte dërguar në Spitalin e Fëmijëve 'Alder Hey' në Liverpul, ku kirurgët e kishin operuar për 22 orë, raporton Gazeta Kosova Sot

Një adoleshente, tumori në trurin e madh të së cilës nuk ishte diagnostikuar për disa muaj, është tmerruar kur e ka kuptuar që ajo është vetëm disa javë larg vdekjes. Lita Ruskin, 15- vjeçare, nuk është diagnostikuar, ndonëse është kontrolluar nga disa profesionistë, gjatë periudhës gjashtëmuajshe, para se më në fund të i zbulohej një tumor i madh në tru. Tumori, përkundër faktit që nuk ishte vërejtur në asnjërën prej pesë herëve që adoleshentja kishte shkuar për kontroll, ishte rritur në një madhësi prej 10 me 8 centimetra. Testet gjithashtu kanë treguar që tumori që është rritur me ritëm të ngadaltë ka qenë pjesërisht kanceroz dhe pjesërisht jokanceroz. Ajo menjëherë ishte dërguar në Spitalin e Fëmijëve 'Alder Hey' në Liverpul, ku kirurgët e kishin operuar për 22 orë. 

Dëmtimi i shkaktuar nga tumori e ka lënë me probleme në sjellje dhe në kujtesë Nëna e saj, Emma Gilchrist, 39- vjeçare, pretendon që doktorët kanë thënë se Lita do të pësonte kolaps dhe do të vdiste 'brenda javësh', nëse tumori nuk do të vërehej. Tani, kur kanë kaluar dy vjet nga operacioni, adoleshentja nga Anglia ka vetëm një masë të vogël prapa hundës së saj, që duhet të monitorohet çdo gjashtë muaj. Megjithatë, ajo prapë është e detyruar të merr ilaçe dhe dëmtimi i shkaktuar nga tumori e ka lënë me probleme në sjellje dhe në kujtesë. Nëna e saj ka thënë: "Kirurgët kanë thënë që tumori i saj ka qenë njëri nga më të mëdhenjtë që kanë parë ndonjëherë. Ai e kishte pushuar pothuajse gjysmën e trurit të saj. Ata gjithashtu kanë thënë që gjasat kanë qenë të mëdha që ajo të vdiste brenda javësh. Mendoj që tumori është dashur të vërehet më herët, pasi qysh prej fillimit e kam ditur që diçka nuk ka qenë në rregull me të. Dua që njerëzit ta dëgjojnë rrëfimin për Lita-n, në mënyrë që të dinë se si të sillen, në rast se gjenden në situatë të njëjtë. Është e rëndësishme që njerëzit t'i kuptojnë të gjitha simptomat e tumorit në tru".

(Kosova Sot)