Stuhia tropikale i drejtohet Floridës

  • 31 August 2016 - 21:42
Stuhia tropikale i drejtohet Floridës

Është radha e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpallë emergjencën pas kanosjes se një rreziku të madh nga një stuhi tropikale. Sipas meteorologëve, kjo stuhi do të sjellë përmbytje fatale dhe erëra tepër të forta.
Ndërkohë guvernatori i Floridës, Rick Scott foli për të gjitha masat paraprake që po merren nga autoritetet. Shirat e dendur kanë nisur prej mëngjesit të së mërkurës dhe me shumë gjasë reshjet do të shtohen.

Për sa i përket fundjavës, banorët janë paralajmëruar të marrin masat e duhura pasi kanoset rreziku i uraganit “Madeline”.

(Kosova Sot)