E pazakontë, ha sapun gjatë shtatzanisë

  • 18 June 2015 - 16:24
E pazakontë, ha sapun gjatë shtatzanisë

Shtatzania siç e dimë është një fazë e rëndësishme, gjatë së cilës femrat duhet të bëjnë shumë kujdes me ushqimet. Në këtë proces shpesh disa zgjedhin të hanë mish pule, fruta, perime apo ushqime të tjera, ndërsa ky është një rast i veçantë ku ne do të shohim se si kjo grua ha sapun.

Jess Gayfort Bristoli britanik, ka ndjerë një nevojë impulsive, që të lëpijë shishen e sapunit Dove - e, pasi e ka bërë këtë, ajo nuk ka ndaluar më, dhe pse ajo është në muajin e tetë të shtatzanisë nuk ndalon së ngrëni sapun.

"Më erdhi nga askund, e di që është e pështirë, por mua më pëlqen" ka thënë ajo lidhur me shprehinë pazakontë. Rastet e shtatzënave që hanë gjëra të çuditshme si rërë apo ngjyrë, janë të shpeshta, mirëpo nuk i bëjnë dëm foshnjës së palindur.