‘Al Petrol’ vazhdon mbylljen e pompave në gjithë Kosovën (Foto)

  • 17 September 2016 - 21:37
‘Al Petrol’ vazhdon mbylljen e pompave në gjithë Kosovën (Foto)

Kompania e derivateve të naftës ‘Al Petrol’ duket se është në krizë të madhe. Kjo pasi që ka kompania në fjalë ka filluar mbylljen e pikave të shitjes nëpër qytete të ndryshe të Kosovës.

Pas mbylljes së pikës së shitjes në Shipkovicë të Mitrovicës, ‘Al Petrol’ ka mbyllur edhe një pikë të shitjes në Prizren.

Mësohet  se ‘Al Petrol’ e ka mbyllur pikën e shitjes edhe në fshatin Dushanovë të Prizrenit.

Ditëve të fundit portali në fjalë disa herë ka tentuar të kontaktoj me kompaninë, por përveç asistentes së telefonit zyrtar, askush nga departamenti i informimit nuk është përgjigjur, duke mos preferuar të thonë asnjë fjalë për mbylljen e shumë pompave të derivateve të naftës nëpër vende të ndryshme të Kosovës, raporton Veriu.info

Ndryshe, vitin e kaluar mediat kishin shkruar se ‘Al Petrol’ po i vjedh konsumatorët, gjë që mund të jetë tregues për gjendjen nëpër të cilën po kalon kjo kompani tash.

(Kosova Sot)

14397954_10208505260406561_782844752_n