U martua me gruan e tij dhe nënën e saj

  • 23 September 2016 - 23:28
U martua me gruan e tij dhe nënën e saj

Ndonëse mund të tingëllojë si një ankth i vërtetë për të gjithë burrat, Shailesh Dalbot është i martuar me bashkëshorten e tij dhe nënën e saj tash e 45 vjet,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Kur Shormi Nokrek kishte mbetur vejushë, Shailish, që atëbotë ishte pesëmbëdhjetëvjeçar, ishte martuar me të pasi ishte personi i vetëm mashkull i mbetur nga familja e bashkëshortit dhe, sipas traditës së fisit Mandi, një grua, bashkëshorti i të cilës vdes, duhet të martohet me një mashkull tjetër, nga fisi i tij.

E, për ta parandaluar tradhtinë e mundshme nga Shailish, ai ishte martuar edhe me vajzën e Shormi-t, Jellita-n, që ka qenë shtatëvjeçare në atë kohë.

Shailish, që tani është gjashtëdhjetëvjeçar, ka katër fëmijëve me Jellita-n dhe thotë që jeta e tyre familjare është ‘normale’. Fisi i tij jeton në Bangladeshin qendror.

Shailish ka thënë: “Xhaxhi im ka pasur dy vëllezër, mirëpo që të dy kanë qenë të martuar, andaj unë kam qenë mundësia e fundit dhe e vetme. Nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Ajo nuk mund të martohej me askënd që nuk ishte pjesë e familjes së bashkëshortit të saj”.

Ceremonia e martesës në afërsi të funeralit

Si rrjedhojë, ai ishte martuar me vejushën dhe me vajzën e saj në të njëjtën ditë kur bashkëshorti i Shormi-t kishte vdekur në vitin 1971, në ceremoninë që ishte organizuar në afërsi të funeralit të të ndjerit.

“Nuk më kujtohet shumë nga ceremonia, sepse ka ndodhur 45 vjet më parë, mirëpo e di që prifti ka thënë diçka dhe gjithçka kishte përfunduar. Gruaja e xhaxhait tim ishte bërë bashkëshortja ime. Jemi të mësuar me këtë traditë. Nuk më është dukur e çuditshme. Është normale për ne. Për më tepër, ekziston një arsye e fortë, pasi ruhet linja e familjes”, ka thënë ai.

Shailesh dhe Shormi kanë jetuar si burrë dhe grua për dhjetë vjet, mirëpo nuk kishin sjellë në jetë fëmijë.

“Kemi jetuar si çdo çift tjetër dhe e kam respektuar për shkak të moshës”, ka shtuar ai.

Shailesh kishte pritur deri sa Jellita i kishte mbushur 17 vjet para se të fillonte marrëdhënien seksuale.

Jellita, në anën tjetër, ka thënë: “Kam qenë shumë e re kur jam martuar dhe nuk më kujtohet shumë nga ceremonia. Në fakt, nuk e kam ditur se çka po ndodhte. E kam kuptuar që isha martuar dyzet vjet më vonë, mirëpo nuk më ka penguar. E kam ditur që ishte burrë i mirë dhe se duhej ta ndiqnim traditën. Kam qenë shumë e lumtur me bashkëshortin tim. Unë dhe nëna ime nuk e kemi ndarë bashkëshortin. Kur ai është ndalur së shkuari tek nëna ime, ka filluar të vjen tek unë”.

(Kosova Sot)