MPJ-ja “selam” Gjuriqit: Të ndaluam, mos bëj më provokime!

  • 24 September 2016 - 21:15
MPJ-ja “selam” Gjuriqit: Të ndaluam, mos bëj më provokime!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në  Qeverinë  e Serbisë , Marko Gjuriq e ka pasur të  mundur që  sot ta vizitojë  Kosovë , respektivisht qytetin e Pejës. Kjo, pasi Ministria e Puneve  të  Jashtme ka marrë  vendim që  kë tij zyrtari të  Qeverisë  së  Vuçiqit për një  kohë  të  pacaktuar t’i ndalohet hyrja të  territorin e Republikës së  Kosovës.

“Sa i përket rastit të Marko Gjuriqit, për të cilin ju interesoheni, ai sot nuk ka hyrë në Kosovë dhe nuk ka pasur përpjekje tjetër pas vendimit të djeshëm të MPJ për t’ia ndaluar vizitën në Pejë”, ka thënë  ai.

Më  tej, Xhemaj thotë  se Gjuriq duhet ti shfrytëzoj vizitat e tij në Kosovë për ta ndihmuar komunitetin serb. “Pra, duhet ta integroj sa më shumë në jetën publike e shoqërore dhe jo kundër tyre me sjellje e deklarata provokuese", është  shprehur ai,për indeksonline.

Ndryshe, zyrtar i Beogradit ditë  më  parë  nuk i respektoi urdhrat e Policisë për ta lëshuar Graçanicën e Kosovën për shkak se nuk i është përmbajtur agjendës së paralajmëruar. Gjuriq deklaroi se veprimi i autoriteteve të Prishtinës është i turpshëm. Ai akuzoi qeverinë kosovare se po i bënë të njëjtat gabime sikur në ato që janë ankuar në të kaluarën. 

(Kosova Sot)