Sali Berisha hap zemrën:Ja çfarë mendon ai për politikanët,femrat,filmat,drogën..

  • 24 September 2016 - 22:58
Sali Berisha hap zemrën:Ja çfarë mendon ai për politikanët,femrat,filmat,drogën..

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, ish- kryeministri Sali Berisha iu nënshtrua testit të “makinës të së vërtetës.

Loja e “makinës së të vërtetës”.

Cili është politikani juaj i preferuar?

Winston Curcill.

Politikani që ke më shumë inat?

Slobodan Millosheviç.

Lojtari më i mirë i lojërave olimpike 2016?

Phelps.

Cila është kënga juaj e preferuar?

Kam nga Beatles, Beyonce…

Femra më e bukur në botë për ju?

Më mediatike është Kim Kardashian, por unë ndjej keqardhje që ajo është shndërruar në simbolin e femrës. Nicole Kidman është shumë e bukur.

Filmi i preferuar?

Film i madh është “Katedralja”, gjithashtu “Tamburi i Shiut”…

Nuk është filmi “50 hijet e Greit?

Romani ka një nivel artistik të caktuar. Por problemi im me këtë film është që promovon një variant i cili në vlerësimin tim nuk është për tu promovuar për arsye të caktuara. Së dyti merr studenten ti dhe ky miliarderi, në një farë mënyrë është një lloj skllavërimi për shkak të fuqisë së parasë. E gjithë bota që i prodhon ky personazhi është një jetë që nuk i përket asaj. Nuk më pëlqen dhe për mua nuk ka ndonjë vlerë.

Për çfarë mendon më shumë gjatë ditës?

Unë funksionoj si një makinë. E nis çdo ditë timen me program. Bëj programin e ditës dhe bëj një rekapitullim të asaj që shkoi. Nëse kthehemi 48 vjet më parë, unë e gjej vetën sërish te ai që kam qenë. Çfarë bëja. Mbaroja mësimin, sepse jepja mësim. Shkoja dhe mbyllesha në bibliotekë kombëtare. Mbyllej biblioteka unë darkoka dhe shkoja se kisha një zyrë të vogël në fakultet dhe nisja punën nga ora 11 deri në 1 e gjysmë të natës. Ky regjim është i njëjti regjim që unë kam edhe sot.

Nuk mendon për hashashin gjatë ditës?

Shiko në periudhën tonë është mbjellë hashashi, nuk mund të them që nuk është mbjellë. Por 95% e tij është mbjellë në një fshat dhe jo në zona të tjera. Kur kemi ardhur ne në pushtet mbillej në një territor shumë të gjerë. Por ne arritëm ta kufizojmë në shkallën më maksimale. Ne e luftuam edhe Lazaratin duke ndërprerë vaditjen, ujin, bllokonim nxjerrjen nga fshati.

Ndalonim jo pak persona dhe për t’i dhënë një përgjigje çdo njeriu, Italia hoqi kontrollin bregdetar me Shqipërinë. Sot Shqipëria është e invaduar nga kjo bimë si nga një vello krimi. Unë e konsideroi në vlerësimin tim më gjakftohtë, një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare. Ka shumë njerëz që më thonë: Pse Sali? E ke gabim që flet kundër parcelave. Unë i kthej përgjigje dhe i them se nuk e kam gabim.  Përkundrazi pasi asnjë vend nuk është zhvilluar me mbjellje droge. Vendet janë rrënuar nga droga. Ka një mekanizëm që të lë në vendnumëro dhe është të pasurosh vendin me mbjellje droge. Po të ishte për drogën, Bolivia nuk do të ishte ajo që është sot, Kolumbia gjithashtu. Droga është faktor shkatërrimtar dhe kjo ka marrë përmasa të frikshme. Është një veprim i papërgjegjshëm.

(Kosova Sot)