Legalizimi i kanabisit dhe prostitucionit, Mesila Doda: A ka mundësi mos lëshojmë marrëzi të tilla

  • 24 September 2016 - 23:44
Legalizimi i kanabisit dhe prostitucionit, Mesila Doda: A ka mundësi mos lëshojmë marrëzi të tilla

Mesila Doda, deputete e PDIU-së reagoi pas deklaratës së kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për liberalizimin e kanabisit farmaceutik dhe prostitucionit.

Ajo thotë se Shqipëria duhet ta projektojë zhvillimin e saj ekonomik mbi turizmin, energjinë, artizanatin etj.

Reagimi i Dodës

Shqiperia e mijevjeçarit tjeter projekton zhvillimin e saj ekonomik me liberalizimin e droges dhe prostitucionit. Nuk po i besoja vesheve kur degjova kryetarin e dhomes se tregetise qe na tregoi pikat e forta ku duhej te ndryshonte ekonomia jonë dhe pashe qe thuajse askush nuk ju kundervu makro plan-biznesit droge-prostitucion.

A ka ndonje mundesi te projektohet rritja ekonomike duke ndihmuar turizmin, agroturizmin, bujqesine, artizanatin, energjine, te fuqizohet ekonomia duke e pare si nje te tere bashke me Kosoven, te fuqizojme lekun si monedhe kombetare… A ka mundesi te mendojme per nje strategji te vertete fuqizimi mbarekombetar e te mos leshojme marrzi te tilla???

(Kosova Sot)