Tiranë: Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, 2 të shoqëruar

  • 25 September 2016 - 09:39
Tiranë: Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, 2 të shoqëruar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Burime të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 4:20, në Sauk, pranë një lokali. Në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 1, ku gjetën 4 gëzhoja pistolete.

Policia sqaron se për verifikim u shoqëruan dy persona me iniciale, P. G. dhe E. D., të cilët udhëtonin me mjetin tip “Mercedes Benz”, pasi dyshohen se kanë qënë pjesmarrës në këtë ngjarje njoftojnë mediat online.

Nga verifikimet e kryera, fatmirësisht nuk ka të dhëna për të plagosur.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)