Ligji i ri, policia shqipton mbi 600 gjoba për 24 orë

  • 25 September 2016 - 13:19
Ligji i ri, policia shqipton mbi 600 gjoba për 24 orë

Polica e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 39 aksidente në trafikun rrugor.

Raportohet se 15 aksidente kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 24 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale. Ndërkaq njësitet e trafikut rrugor kanë shqiptuar 656 tiketa trafiku, ndaj vozitësve të cilët kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit.

(Kosova Sot)