Trafikanti mik i Bashës, nga rrobaqepës i regjimit te droga (Video)

  • 25 September 2016 - 14:19
Trafikanti mik i Bashës, nga  rrobaqepës i regjimit te droga (Video)

Biznesmeni Arben Xibri e ka nisur karrierën e tij nga rrobaqepës kostumesh për ish-udhëheqjen komuniste të vendit, duke ndërtuar më pas një rrobaqepsi dhe duke përfunduar tashmë tek trafikimi i lëndëve narkotike. Xibri kur ka qënë në fillimit e tij të praktikimit të profesionit të rrobaqepësit ka punuar si praktikant në disa ndërmarje komuniste, duke dizenjuar dhe qepur kostume për elitën komuniste.

Tashmë 50-vjeçari, Xibri është kthyer në një drejtues trafiku droge, ku nëpërmjet automjeteve të kompanisë së tij dhe shoferëve të punësuar prej tij, ka tentuar të trafikojë 130 kg lëndë narkotike kanabis stativa. Kjo është dërgesa e para e kapur nga policia, ndërkohë kjo e fundit nuk ka dijeni nëse Xibri ka organizuar ose jo dërgesa të tjera me drogë drejt Italisë. Për të hedhur dritë më tepër mbi këtë trafik droge, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ndërmarë një sërë veprimesh hetimore për të hedhur dritë mbi këtë trafik.

Ndërkohë, Xibri njihet edhe për miqësinë e tij me politikanët. Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme u publikua një foto e trafikantit Arben Xibri me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. 

Prokuroria ka kërkuar verifikimin e telefonit të shoferit të arrestuar Edmond Xhaja dhe tabulatet e telefonit të biznesmenit Arben Xibri.Verifikime po kryhen për të mësuar komunikimet me personat e tjerë pasi janë ngritur dyshime të forta se lënda narkotike shoqërohej nga persona të tjerë në distancë.

Kanë qënë pikërisht këta persona, që pasi kanë konstatuar ndalimin e kamionçinës në portin e Durrësit dhe zbulimin e sasisë së drogës, kanë njoftuar të gjithë anëtarët e tjerë të grupit përfshirë dhe Arben Xibrin që të ndërpresin komunikimet dhe të strehohen në vende të fshehta, me qëllim shmangien nga arrestimi i policisë. I vetme që është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga anëtarët e këtij grupi është biznesmeni Arben Xibri, i cili bësohet se është dhe kreu i këtij grupi kriminal.

(Kosova Sot)