BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Specialen

  • 25 September 2016 - 15:26
BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Specialen

Edhe përkundër zërave dhe kritikave që partia opozitare maqedonase LSDM lëshoi ditë më parë se Bashkimi Demokratik për Integrim po punon për të ikë nga zgjdhjet, nga partia shqiptare në pushtet informojnë se po punojnë në zgjidhjen e pikave të nënshkruara në marrëveshjen e fundit të Përzhino 2 dhe se janë të gatshëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Gjithashtu, theksohet se BDI mbështet fuqishëm Prokurorinë Speciale Publike.

“BDI mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale që në mënyrë të pavarur dhe profesionale të zbardh të gjitha dyshimet e dala nga përgjimet. Sa i takon buxhetit, vlerësojmë se duhet respektuar ligji për buxhet dhe nuk duhet rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet për vitin 2017 duke pasur parasysh se zgjedhjet janë paraparë për 11 dhjetor dhe nuk ka afate të mjaftueshme ligjore që të lihet i njëjti pas zgjedhjeve të dhjetorit”, kumton BDI.

(Kosova Sot)