Baraliu: Gjyqësia vendore, nuk ka marrë asnjëherë masa për t'u dënuar bartësit e gjenocidit në Kosovë

  • 25 September 2016 - 16:22
Baraliu: Gjyqësia vendore, nuk ka marrë asnjëherë masa për t'u dënuar bartësit e gjenocidit në Kosovë

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, mendon se për këtë gjendje përgjegjësia në radhë të parë është e institucioneve vendore, por jo më pak, siç tha, edhe atyre ndërkombëtare, përfshirë edhe misionet teknike, siç është EULEX-i që nga 2008-ta e deri më sot. Kjo ngase, sipas tij, përpjekjet e tyre asnjëherë për kaq vite nuk e kanë arritur cakun e duhur që ta ngrenë në nivel të seriozitetit e gatishmërisë për të vepruar, po edhe përgjegjësisë për të marrë përsipër si faktori ndërkombëtar dhe ai vendor, ashtu edhe qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës që ta konsolidojnë sistemin e drejtësisë.

"Andaj ky është shkaku dhe faktori kryesor që ne sot të mos mund të kemi një gjyqësor dhe drejtësi efikase e të përgjegjshme, por të korruptuar e jo profesionale, që anon etj., e sidomos me theks të veçantë sa u përket krimeve të gjenocidit serb në Kosovë, e që kjo është e papranueshme, por edhe për të ardhur keq kur dihet se kriminelët si në Serbi, por edhe brenda Kosovës, se ka prej tyre sipas perceptimeve dhe dëshmive të qytetarëve të Kosovës që akoma enden lirshëm, derisa as EULEX-i e as faktori ndërkombëtar, por as gjyqësia vendore, nuk kanë marrë asnjëherë masa për t'u dënuar bartësit e gjenocidit dhe holokaustit në Kosovë", ka potencuar për gazetën "Kosova Sot" Baraliu.

(Kosova So