Londra, Parisi dhe Uashingtoni kërkojnë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit

  • 25 September 2016 - 16:29
Londra, Parisi dhe Uashingtoni kërkojnë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit

Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja kërkuan sot një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB për situatën në Alepo, njoftuan sot disa diplomatë.

Sulme ajrore intensive vazhduan të shtunën, për ditën e pestë rradhazi, mbi pjesën e qytetit të Alepos nën kontrollin e rebelëve.

Ushtria siriane ka njoftuar para dy ditëve një ofensivë për të rimarrë kontrollin e këtyre lagjeve.

(Kosova Sot)