Punëtori në bashkëpunim me shokun e tij grabisin kazinon në Shtime

  • 25 September 2016 - 17:25
Punëtori në bashkëpunim me shokun e tij grabisin kazinon në Shtime

Policia e Kosovës përmes një komunikate tregon se është grabitur një kazino në Shtime. Grabitja ka ndodhur rreth orës 4:20 të mëngjesit, derisa punëtori si i dyshuari për këtë ngjarje, është arrestuar por është liruar me procedurë të rregullt

Një i dyshuar, punëtor në kazino, në bashkëpunim me shokun e tij, kanë planifikuar grabitjen me ç’rast njëri prej tyre ka hyrë në kazino i maskuar nën kërcënimin e armës nga viktima mashkull. Ai ka marrë portofolin me të holla të gatshme me vlerë prej 2162 euro dhe më pas njëri është larguar për në Serbi.

Njëri nga të dyshuarit-punëtori i kazinosë, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thotë Policia e Kosovës.

(Kosova Sot)