Parashikimet qesharake që janë besuar nga njerëzit

  • 25 September 2016 - 18:34
Parashikimet qesharake që janë besuar nga njerëzit

Gjithmonë gjatë historisë njerëzit janë munduar ta parashikojnë të ardhmen. Disa madje edhe janë fiksuar me këtë ide, duke mos dashur të besojnë në përcaktimin e panjohur për ta. Shumica e parashikimeve, që janë bërë nga njerëzit në epoka të ndryshme të historisë, janë besuar nga një numër i vogël i njerëzve, ose menjëherë janë cilësuar si pretendime të pavërteta, megjithatë disa parashikime janë besuar nga shumica e njerëzve dhe në fund, natyrisht, kanë dalë të jenë të pavërteta. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga parashikimet qesharake, që janë besuar nga njerëzimi.,raporton Gazeta Kosova Sot

FUNDI I BOTËS NË VITIN 2012 Njëri nga parashikimet që ka ndodhur së fundmi është ai i vitit 2012, kur ishte parashikuar që në dhjetor të vitit 2012, do të vinte fundi i botës. Ky parashikim ishte bërë nga fisi Maja dhe kalendari i tyre misterioz dhe shumë shkencëtarë e kishin mbështetur pretendimin e tyre, duke thënë që fisi Maja ishte shumë i përparuar në aspektin e astronomisë dhe shkencave të ngjashme. Megjithatë, sikur të gjitha parashikimet tjera në këtë listë, edhe ky kishte rezultuar i pasaktë.

Image

 

 

PANIKU PËR KOMETËN E HALLEY-T Çdo 75 vjet, Kometa e Halley-t kalon në afërsi të tokës dhe shumë njerëz të ngritur, të cilët janë të shquar në fushën e shkencës, kanë pretenduar që parashikimi është aq i saktë saqë jo vetëm ditët, mirëpo edhe minutat e sekondat e ardhjes së saj mund të diheshin. Si rrjedhojë, paniku ishte përhapur gjithandej dhe njerëzit ishin çliruar vetëm pasi kishin kaluar ditë të tëra nga data kur ishte parashikuar katastrofa. 

Image

 

'I ZGJEDHURI' I ZOTIT Ronald Weinland në vitin 2004 kishte parashikuar që toka dhe njerëzimi ishte shumë afër fundit dhe se në vitin 2006, qindra miliona njerëz do të vdisnin. Në fund të atij viti, kishte parashikuar ai, do të shpërbëhej edhe SHBA-ja, duke mos qenë më një komb siç është tani, e lëre më vendi më i fuqishëm në botë. E, për ta arsyetuar parashikimin e tij, ai kishte thënë që komunikonte me zotin dhe se këto informacione i kishte marrë drejtpërsëdrejti nga ai. 

Image

 

PARAQITJA SPECIALE NË TELEVIZION Rruga e vërtetë, ose "Chen Tao", është krijuar nga Hon-Ming Chen dhe ka qenë një kult i kombinuar i krishterimit, budizmit, religjionit tradicional në Tajvan dhe në konspiracionin e UFO-s. Chen kishte pretenduar që më 25 mars të vitit 1988 Zoti do të shfaqej në televizion, saktësisht në kanalin 18 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky pretendim i tij ishte besuar nga një numër i madh njerëzish, megjithatë, natyrisht, kishte dalë të jetë i pavërtetë. 

Image

 

VËRSHIMI I MADH 25 shkurti i vitit 1524 ishte parashikuar si data kur do të merrte fund jeta në tokë dhe këtë parashikim e kishte bërë matematikani i shquar gjerman, Johannes Stoffler. Ai kishte parashikuar se toka do të vërshohej nga uji dhe si rrjedhojë nuk do të mund të mbeste asnjë gjallesë e vetme mbi faqen e tokës. Madje fisniku i shquar, Count von Iggleheim, kishte shkuar aq larg saqë kishte urdhëruar të ndërtohej një anije e madhe, e ngjashme me atë të Noah-s. Natyrisht, edhe ky parashikim kishte dalë i pasaktë. 

Image

 

NJERIU QË KA PARASHIKUAR TRI HERË FUNDIN E BOTËS Cotton Mather ka qenë nga ata njerëzit të cilët nuk kanë dëshirë të dorëzohen, edhe kur një gjë e tillë duket të jetë gjëja e vetme që mund të bëhet. Ai e ka parashikuar fundin e botës tri herë - në vitet 1697, 1716 dhe 1736 - dhe, natyrisht, meqë jemi gjallë duke jetuar në tokë, ai gjithmonë ka dalë i pasaktë në pretendimet e tij. 

Image

 

VEZËT ME 'MESAZH NGA ZOTI' Në vitin 1806 vëmendja e të gjithëve ishte bartur në një fermë të vogël në Angli, ku fermeri pretendonte që gjeli i tij, jo vetëm që po prodhonte ve, mirëpo vezët të cilat dilnin nga gjeli i tij mbanin mbishkrimin "Jezusi po vjen". Shumë njerëz kishin filluar ta besonin një gjë të tillë si të mirëqenë, sidomos pasi që e kishin vizituar fermën dhe ishin takuar me fermerin. Mirëpo, pa kaluar shumë kohë ishte bërë e ditur që në vezë kishte ndërhyrë vetë fermeri. 

Image

 

KOMETA FATALE Ai ka qenë një plak me syze, nga i cili nuk druhej askush. Ai kishte parashikuar që një kometë e madhe po vinte në drejtim të tokës, kometë kjo që me vete bartte edhe një fluturake jashtëtokësorësh. NASA kishte reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar pretendimet e tij, megjithatë ai ishte përgjigjur duke thënë që NASA po mundohej ta fshihte këtë të vërtetë nga njerëzit. Si përfundim, nuk kishte ndodhur asgjë! 

Image

 

MOTRAT DHE VËLLEZËRIT E VDEKJES SË KUQE Në vitin 1900, një kult në Rusinë cariste besonte se 13 nëntori i atij viti do ta shënonte fundin e botë. Anëtarët e grupit Vëllezërit dhe Motrat e Vdekjes së Kuqe, një grup misterioz, që kishte mbijetuar nën tokë për dyqind vjet, ishin të privuar nga martesa dhe detyroheshin të rekrutonin 12 persona në besimin e tyre, për ta fituar vendin në "parajsë". 

Image

 

(Kosova Sot)