Shqiptarët u përzunë me ‘viç’ prapa

  • 25 September 2016 - 19:06
Shqiptarët u përzunë  me ‘viç’ prapa

"Vala e shpërnguljeve preku edhe Gjilanin dhe viset përreth", thotë historiani Fitim Rifati

Migrimi i ka shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre. Në të shumtën e rasteve, ky proces ka qenë i detyrueshëm, i nxitur ose i dhunshëm. Miliona shqiptarë sot jetojnë të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme të botës. Mbi pesë milionë jetojnë vetëm në Turqi, ku ata janë shpërngulur me dhunë, që nga viti 1912 e këndej. Secili prej tyre është histori në vete. Shumica e tyre e kanë ruajtur deri diku gjuhën dhe kulturën, meqë kanë jetuar në zona kompakte, ku mes vete kanë komunikuar në gjuhën amtare. Në shtetet e tjera janë asimiluar më tepër. Shkollimi i të rinjve e ka ndryshuar këtë realitet viteve të fundit edhe në Turqi. Shqiptarët atje janë themelues të disa qyteteve. Ata udhëheqin sot edhe komuna në Turqi. Karakteristikë për shqiptarët në Turqi është se punojnë shumë dhe ndihmohen mes vete. Askush prej tyre nuk është bërë lypës. Por, si shkuan kaq shumë shqiptarë në Turqi dhe sa prej tyre janë nga regjioni i Gjilanit. Historiani Fitim Rifati thotë se pushtimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit të Zi, më 1912, ndër të tjera u përcoll edhe me përpjekjet për tkurrjen e popullsisë shqiptare në këto troje. Si pasojë, nisi procesi i shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë, që vazhdoi edhe ndërmjet dy luftërave botërore. Mohimi i plotë i të drejtave kombëtare, shfrytëzimi, format e ndryshme të asimilimit, marrja me forcë e pjesës më të madhe të tokës, terrori, gjenocidi etj., përgjithësisht ishin veprime të presionit të vazhdueshëm që përdorte Mbretëria e Jugosllavisë ndaj popullsisë shqiptare, në mënyrë që ta shtrëngonte dhe detyronte atë të shpërngulej në Turqi, Shqipëri, Bullgari e gjetiu.

Viza falas për t`u shpërngulur në Turqi Kështu, shpërngulja e shqiptarëve realizonte aspiratat nacionale dhe politike të qeverisë jugosllave në viset e pushtuara dhe të ripushtuara. Në bazë të të dhënave jo të plota nga burime të ndryshme, deri në mesin e viteve të 30-ta të shek. XX numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi sillej ndërmjet 120.000 dhe 150.000 veta. Kjo valë e shpërnguljeve preku edhe Gjilanin dhe viset përreth, thotë Rifati. Sipas një liste që ruhet në fondin arkivor Komiteti "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", e cila nuk mund të llogaritet e plotë, që kishte siguruar Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Shqipërisë, më 25 tetor 1934, vala e të shpërngulurve nga Gjilani e rrethina për në Turqi kishte ndodhur në muajt qershor dhe korrik, kur edhe kushtet klimatike ishin më të përshtatshme. Rifati thotë se në bazë të kësaj liste, të shpërngulurit nga Gjilani, në mbiemrat e tyre mbanin prapashtesën "viç", që tregon për një aspekt të politikës së ashpër shkombëtarizuese të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve. Të shpërngulurit, ishin pajisur me viza në konsullatën turke në Shkup. Të shpërngulurve nga fshatrat Koretin dhe Topanicë u ishin dhënë viza falas, me shënim si emigrantë dhe pa dashjen e tyre, përmes forcave policore dhe nga ana e qeverisë turke ishin vendosur në rrethin e Dijarbekirit. 

Dikush u shpërngul vetë i 16-ti Megjithëse lista nuk përmban detaje të tjera, numri i të shpërngulurve nga Gjilani ishte 205 veta, nga fshati Topanicë - 44, nga fshati Koretin - 41 veta: Islam Salijeviç, Sejfullah Beqiroviç, Mulla Shaqiroviç, Asllan Hajrulloviç, Velija Sulejmanoviç, Qamil Aziroviç, Bajram Ibrahimoviç, Said Saidoviç, Muslli Zetoviç, Rasim Jakupoviç, Hysein Hyseinoviç, Sevdia Ibraimoviç, Salia Argizoviç, Riza Beqiroviç, Hasan Hajruloviç, Sali Haliloviç, Bajram Muslijeviç, Fejza Ibrahimoviç, Nail Ibrahimoviç, Aziz Aziroviç, Rexhep Ahmetoviç, Xhula Aziroviç, Rashit Aziroviç, Arif Azemoviç, Shefkia Azemoviç, Sait Beqiroviç, Mustafa Mustafoviç, Hajriz Murtezoviç, Sali Salijeviç, Amide Suljemanoviç, Nezir Shaqoriviç, Kamber Neziroviç, Sali Muretazoviç, Idriz Muratoviç, Elmaz Murtezoviç, Xhemshit Hajruloviç, Rexhep Sulejmanoviç, Musli Bislimoviç, Muharem Beqiroviç, Açif Arifoviç, Ramiz Cernoviç, Arif Hajrulloviç, Rashid Muratoviç, Raif Murtezoviç, Shaqir Shaqiroviç, Zumber Muslijeviç, Fetah Suljemanoviç, Fehim Beqiroviç, Suka Arifoviç, Ramadan Ibrahimoviç, Ramiz Fetahoviç, Murada Amidoviç, Sejfilah Tahiroviç, Emin Eminoviç, Ali Eminoviç, Haxha Eminoviç, Asllan Hajruloviç, Suljeman Suljemanoviç, Muharem Neziroviç, Aglia Alimoviç, Maliq Amitoviç, Ramadan Bajramoviç, Abdullah Sakipoviç, Fatima Maliqeviç, Arfa Beqiroviç, Ajet Mesiç, Raif Arizoviç, Bajram Selmanoviç, Tefik Shabanoviç, Belul Alijeviç, Selim Alijeviç, Mena Hajrulloviç, Qerim Azemoviç, Ibrahim Beqiroviç, Ariz Cerenoviç, Afiz Arifoviç, Shaban Shabanoviç, Rexhep Latifoviç, Qazim Zeqiroviç, Sinap Aziroviç, Ramize Hyseinoviç, Murosa Aziroviç, Nefa Hajrulloviç, Shaqir Hajvayzoviç, Shaban Ramiz, Esma Ramadanoviç, Latif Bislimoviç, Arzija Suljemanoviç, Ibrahim Ramadanoviç, Humzita Suljemanviç, Arif Rexhepoviç, Osman Murtezoviç, Naila Shaqiroviç, Shaqir Eminoviç, Hamza Hyseinoviç, Durak Latifoviç, Xheladin Mustafoviç, Hysein Aziroviç, Hajet Mustafoviç, Ismail Beqiroviç, Rexhep Ali Boniç, Rabie Abazoviç, Nezir Neziroviç, Salih Rexhepoviç, Ferad Amedoviç, Mustafa Murteza, Hysein Bislimoviç, Mehmed Hyseinoviç, Ajet Beqiroviç, Adem Aziroviç, Raif Azemoviç, Rabiz Amitoviç, Nazifa Neziroviç, Sabra Fazlijeviç, Selim Islamoviç, Meta Latifoviç, Faik Beqiroviç, Said Bislimoviç, Fetah Alimoviç, Kamber Hyseinoviç, Hamdi Tahiroviç, Shaban Fazlijeviç, Cana Hajrulloviç, Fetija Hasanoviç, Xhemail Neziroviç, Murad Ahmedoviç, Sofka Alijeviç, Azem Alijeviç, Reuf Alijeviç, Rasim Alijeviç, Kamber Ramdanoviç, Islam Ademoviç, Rauf Eminoviç, Hysein Bislimoviç, Islam Hajrulloviç, Raza Hajrulloviç, Abiba Hajrulloviç, Bajram Bekiroviç, Destan Hajrulloviç, Ramiza Abdulloviç, Halil Jakupoviç, Hajvaz Abdulloviç, Rasim Jakupoviç, Muharrem Abdulloviç, Abaz Vejseloviç, Rexhep Mustafoviç, Ramiz Jakupoviç, Asllan Ademoviç, Fatima Mustafoviç, Ameda Mustafoviç, Xhema Murtezoviç, Rabija Ibrahimoviç, Liman Selimoviç, Jonuz Shautukoviç, Begul Rexhepoviç, Hamid Alimoviç, Qerim Ajdinoviç, Ibrahim Alimoviç, Rami Alimoviç, Adem Selimoviç, Shukri Muratoviç, Adem Sadikoviç, Daut Beqiroviç, Muharrem Beqiroviç, Rauf Suljemanoviç, Serki Nuredinoviç, Rama Ajvazoviç, Sadrije Salijeviç, Ali Azemoviç, Zulfijeviç Sali, Rexhep Eminoviç, Anifa Mehmedoviç, Rifat Abdurahmanoviç, Abdi Bajramoviç, Fatima Hajrulloviç, Xhula Bajramoviç, Asllan Xhemailoviç, Kamber Rexhepoviç, Hali Sadikoviç, Demir Ducijeviç, Sabri Ducijeviç, Nebi Ducijeviç, Fetije Maliç, Maksut Rexhepoviç, Abdi Rexhepoviç, Ramadan Nuredinoviç, Ramadan Rexhepoviç, Selman Nuhijeviç, Ibish Ramadanoviç, Nail Maliçeviç, Ramadan Maliçeviç, Kamber Maliçeviç, Ramadan Adem, Xheladin Maljeviç, Hamid Maljeviç, Shefki Beqiroviç, Tair Beqiroviç, Hamdi Beqiroviç, Mehdi Beqiroviç, Ramadan Vehbi, Halil Maliqeviç, Ramadan Maliqeviç, Adem Ramadanoviç, Xheladin Maliqeviç, Hamid Maliqeviç, Hairedin Osman, vet i gjashti, Ali Hasan, vetë i shtati, Qazim Seidini, vetë i pesti, Ragip Qazimi, vetë i shtati, Aqif Qazimi, vetë i shtati, Shaban Zylfiu, vetë i katërti, Faik Kosumi, vetë i pesti, Liman Sabri, vetë i pesëmbëdhjeti, Ibrahim Hazir, vetë i gjashtëmbëdhjeti, Daut Haziri, vetë i trembëdhjeti. Disa prej tyre, kanë rivënë kontaktet me familjarë në Kosovë, më vonë, por ka prej tyre që nuk janë kthyer kurrë më tokën e të parëve.

(Kosova Sot)