Nitaj: S'ka asnjë pajtim me Qeverinë për demarkacionin me Malin e Zi

  • 25 September 2016 - 19:11
Nitaj: S'ka asnjë pajtim me Qeverinë për demarkacionin me Malin e Zi

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se nuk asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai i ka quajtur spekulime debatet lidhur me pajtimin për gjetjen e një zgjidhje.

“Demarkacioni me Malin e Zi, sërish është shndërruar në temë debati e spekulimesh, se si është arritur pajtimi për zgjidhjen, korrigjimin, ndryshimin apo ratifikimin e projektligjit për marrëveshjen e kufirit.

Por e vërteta është se deri me sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t'i qasemi zgjidhjes së njërës së çështjëve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, demarkacionit me Malin e zi.

Ka vetëm deklarata publike të liderëve të PDK-së e të LDK-së, se si do ta kërkojnë një koncenzus të gjërë për këtë temë, por s'ka asnjë fjalë se si do ta arrijnë këtë koncenzus. Për më keq, liderët e shumicës, opinionit të brendshëm i dërgojnë mesazhe për një pajtim në bazë koncenzuesi, e sa here flasin jasht Kosovës thonë se si ratifikimi në Kuvend i demarkacionit, është çështje ditësh.

E vetmja gjë konkrete në këtë temë, është një nismë e një organizate joqeveritare, për të siguruar pajtimin e 5 kryetarëve të partive më të mëdha, për një koncenzus, por deri me tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë!

Kjo është e vërteta, gjitha të tjerat janë spekulime”, ka shkruar Nitaj

(Kosova Sot)