Britania ka shumë punë për të bërë para se të dalë nga BE-ja, thotë Johnson

  • 25 September 2016 - 19:14
Britania ka shumë punë për të bërë para se të dalë nga BE-ja, thotë Johnson

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk duhet të zgjasë pafundësisht, vlerësoi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, duke theksuar se ka ende shumë punë para se të fillojë procesi i ndarjes.

“Sipas rrethanave nuk mund të fillojmë para Krishtlindjeve”, deklaroi ministri në emisionin politik, “The Andrew Marr show”, në kanalin televiziv BBC, i pyetur mbi aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës që do të sjellë formalisht ndarjen nga BE-ja.

LEXO:  BE: Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-SHBA nuk arrihet në mandatin Obama

“Mendoj se kemi shumë punë për të bërë për të rregulluar gjërat dhe është ajo që po bëjmë. Por pas kësaj, sikurse ka thënë me të drejtë kryeministri, ky proces nuk duhet të jetë i përjetshëm”, shtoi ai, transmeton atsh.

Aktivizimi i nenit 50 është një parakusht për të filluar bisedimet mes Londrës dhe Brukselit mbi kushtet e daljes së BM-së nga BE-ja dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

(Kosova Sot)