Rama për importin e plehrave: Sipas standardit të BE-së

  • 25 September 2016 - 20:11
Rama për importin e plehrave: Sipas standardit të BE-së

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur serish sot vendimin e Parlamentit per te lejuar permes nje ligji importin e disa plehrave nga jashte ne vendin tone.

Nepermjet postimit te nje video ne rrjetet sociale, Rama ben te ditur:

SHIKOJENI DHE PYESNI VETEN:

A duhej lënë të shkonte drejt falimentimit kjo fabrikë e çertifikuar nga BE?! A duhej detyruar akoma kjo sipërmarrje shqiptare të punonte vetëm dy ditë në javë për shkak të mungesës së lëndës bazë?!

Pra edhe njëherë:

E VETMJA GJË QË KEMI BËRË: KEMI LEJUAR VETËM FABRIKAT VENDASE TË BLEJNË JASHTË MBETJE LETRE, PLASTIKE, ALUMINI APO DRURI, PËR TË KOMPENSUAR MUNGESËN E TYRE!

Pse mungon kjo lëndë bazë për fabrikat, ndërkohë që është rrugëve?!? Sepse fabrikat s’mund të bëjnë punën e qytetarit e të pushtetit vendor si në gjithë vendet, ku mbeturinat nuk hidhen në një kazan, po ato që riciklohen kanë kazanë të veçantë, nga ku çohen në pika grumbullimi nga pushteti vendor dhe u shiten fabrikave!

Pra, puna jonë është të ecim paralelisht: Nga njëra anë të mos hedhim plehrat kuturu e të kemi sistem ndarjeje të mbetjeve në burim (kazanë) si edhe të ngremë sistemet vendore të grumbullimit e shitjes së këtyre lloj mbetjeve me vlerë, dhe nga ana tjetër të fuqizojmë industrinë tonë të riciklimit jo ta falimentojmë atë!

Më e thjeshtë se kaq?!

(Kosova Sot)