Aleanca e të rinjve të Prishtinës reagon ndaj punësimeve partiake

  • 25 September 2016 - 20:08
Aleanca e të rinjve të Prishtinës  reagon ndaj punësimeve partiake

Aleanca e të rinjve të Prishtinës nga  AAK-ja ka reaguar pas lajmit se ministri I Bujqësisë Pylltarisë Memli Krasniqi ka punësuar dy militant të PDK-së.


Në lajmin e publikuar në media bëhet fjalë për dy militant të PDK-së Sadat Shkodren dhe Armend Hoxhën të cilët janë punësuar në këtë ministri.


ARK-ja përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me këtë rast duke u shprehur  të mllefosur me punësimet partiake që po bëhen nga dy partitë në pushtet PDK dhe LDK.


Sipas tyre këto punësime po bëhen pa kritere dhe pa konkurs duke i’u mohuar të tjerëve të drejtën legjitime. 


Punësimet partiake po e dëmtojnë vendin  të gjithë kemi të drejta, por këto po na I mohojnë partitë në pushtet duke punësuar militant të tyre.

(Kosova Sot)