Humbja 390-milionëshe ndaj "AXOS"-it e zhyt Kosovën në katastrofë financiare

  • 26 September 2016 - 07:42
Humbja 390-milionëshe ndaj

Rexhepi: Duhet kërkuar përgjegjësi, së pari nga Qeveria e atëhershme

"Për një shtet aq të varfër, sikurse që është Kosova, e madje edhe për SHBA-në, kjo shumë e parave sigurisht që do të ishte katastrofale dhe përgjegjësit e saj do të duhej që japin përgjegjësinë e tyre së paku në aspektin moral. Do të duhej të dihej se kush e ka nënshkruar këtë kontratë, sepse nga individët në Qeverinë e Kosovës, që kanë bërë tenderët, nuk mund të kërkojmë që t'i paguajnë 390 milionë euro, ndonëse të jemi realë se e kemi Qeverinë tonë shumë të pasur. Kjo do të ishte një humbje katastrofale që do të mund të eliminohej vetëm me marrëveshje", u shpreh Gashi 

Kastrati theksoi se duhet rekomanduar Qeverinë që të krijojë një ekip avokatësh e profesionistësh, që i njohin punët e Arbitrazhit ndërkombëtar, për t'u mbrojtur me sukses nga padia e "AXOS"-it."Nëse adresohet përgjegjësia, me siguri se edhe mbrojtja nga Arbitrazhi ndërkombëtar do jetë më e lehtë dhe do të ketë shans për të ikur nga ky batak", u shpreh ai

Nëse kompania "AXOS", që ka bërë padi në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington në vlerë prej 390 milionë euro kundër Kosovës, do ta fitonte atë, atëherë rrezikohet ¼ e buxhetit të shtetit dhe kjo do të ishte humbje katastrofale. Por, edhe pse Kosova rrezikon të humbë gjithë këto para të taksapaguesve, Kuvendi dhe Qeveria vazhdojnë të heshtin përballë kësaj padie në vlera të larta monetare dhe dy padive të tjera, të cilat gjithashtu do t'i shkaktonin humbje të madhe shtetit të Kosovës. Drejtori i Institutit "Strass" dhe eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi theksoi për gazetën "Kosova Sot', se këtu më nuk ka hamendje, e as dilema se si të veprohet. "Rasti tashmë është hapur dhe duhet të bëhen gati ekipet më të mira të drejtësisë, në mënyrë që çështja të mos humbet", u shpreh ai. Rexhepi thotë se nëse ndodh e kundërta, atëherë duhet kërkuar përgjegjësi, së pari nga Qeveria e atëhershme, e cila nuk ishte krejtësisht brenda ligjit sa i përket privatizimit të PTKsë dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse dështoi tenderi". Ndërsa ishkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, për " Kosova Sot " deklaroi se Parlamenti i Kosovës, para se të rekomandojë Qeverinë e Kosovës për rastin e padisë së kompanisë "AXOS", duhet të ngrejë një komision parlamentar, i cili në mënyrë urgjente do të hetonte se kush është i përzier në punët e pista dhe korruptive në shitjen e PTK-së kompanisë "AXOS".

Gashi: Zgjidhja më e mirë për të dy palët, kompromisi me "AXOS"-in 

Ndërsa, avokati i mirënjohur,Tomë Gashi u shpreh për " Kosova Sot"se fillimisht do të duhet që të ketë kujdes të shtuar dhe të angazhohen avokatët dhe juristët më të mirë, në mënyrë që të kontrollohen kontratat e marrëveshjeve ndërkombëtare me rastin e nënshkrimit të saj nga ana e Qeverisë së Kosovës. " Para dy muajsh e patëm një rast të ngjashëm, ku për shkak të neglizhencës së nënshkrimit të kontratës me rastin e marrëveshjes me Kompaninë austriake, që ka të bëjë me prodhimin e pasaportave të Republikës së Kosovës, MPB-ja apo buxheti i Kosovës i humbi rreth 5 milion euro dhe veç saj buxheti ynë ka humbur edhe një shumë bukur të madhe të të hollave prej disa qindra e mijëra eurove duke angazhuar kompani juridike, por që fatkeqësisht nuk kanë qenë fare në gjendje që ta mbrojnë si duhet shtetin e Kosovës para Arbitrazhit ndërkombëtar lidhur me rastin pasaportave", është shprehur ai. Për rastin konkret, Gashi theksoi se shuma prej 390 milionë eurove, që është 1/ 4 e buxhetit, do të duhej që Kuvendi i Kosovës t'i sugjeronte Qeverisë sonë që të angazhojnë avokatët dhe kompanitë më të mira juridike në mënyrë që të përballen me këtë padi apo kërkesë të Arbitrazhit në Uashington, sepse arbitrazhet gjithmonë caktohen me marrëveshje të palëve. "Në rastin konkret do të ishte ilaç shumë i vogël apo i parëndësishëm që të identifikohen përgjegjësitë që e lidhën një kontratë të tillë me rastin e tentimit të privatizimit të PTK-së, dhe me rastin e anulimit të asaj kontrate...(Më gjërësisht mund të lexoni në Gazetën Kosova Sot) 

(Kosova Sot)