Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

  • 26 September 2016 - 08:55
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mblidhen kryetarët e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Sipas njoftimit për media, mbledhja e Kryesisë do të fillojë në orën 11:00.

Shefat e Grupit Parlamentar, do të kenë 10 pika në rend dite, ndërkohë që çështja e marrëveshjes për shënjimin e vijës së re kufitare me Malin e Zi, nuk është vënë në asnjërën nga këto pika. Duket se ende Qeveria nuk i ka dhënë sinjal Kuvendit për rikthim të kësaj pike në një seancë të re.

Megjithatë, kjo është renditja e sotme e pikave në mbledhje të Kryesisë:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,

9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

10. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

(Kosova Sot)