Vlahutin: Kur të lodheni nga procesi i integrimit, kujtoni të tjerët

  • 26 September 2016 - 10:37
Vlahutin: Kur të lodheni nga procesi i integrimit, kujtoni të tjerët

Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Tiranë, i ka këshilluar shqiptarët që kur të lodhen nga procesi i integrimit, të kujtojnë si e kanë kapërcyer këtë tjerë popujt para tyre.

“Ju lutem kujtoni çdo herë në të ardhmen, kur të lodheni, sesi kanë kaluar të tjerët dhe kanë pasur sukses dhe Shqipëria do të ketë sukses gjithashtu.

Sa herë shikoj fotot e Marubit, mendoj se edhe ju i keni një borxh prindërve tuaj por mbi të gjitha ia keni borxh vetes suaj për të ndryshuar Shqipërinë.

Për të hyrë në Union nuk është detyrë për një grua apo burrë, ao një parti, por është detyrë e një shoqërie.”

Deklarata e saj u bë gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Verore Europiane, një kurs njëjavor trainimi për intelektualë të interesuar për procesin e integrimit, ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.

(Kosova Sot)