Sot në Bruksel bisedohet për kodin telefonik të Kosovës

  • 26 September 2016 - 10:37
Sot në Bruksel bisedohet për kodin telefonik të Kosovës

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, sot, sërish i nisin negociatat në Bruksel rreth gjetjes së një zgjidhjeje për zbatimin e marrëveshjes së telekomunikacionit.

Para bisedimeve, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova javën e ardhshme do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar.

Por, Beogradi e demanton këtë duke theksuar se ky numër është për rajonin gjeografik që i takon Serbisë.

(Kosova Sot)