Studentët kërkojnë që Kisha Ortodokse në UP të shndërrohet në muze

  • 26 September 2016 - 11:45
Studentët kërkojnë që Kisha Ortodokse në UP të shndërrohet në muze

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes një aksioni simbolik që po mbajnë para kishës serbe që gjendet në oborrin e UP-së, kanë kërkuar që ky objekt të kthehet në muze.

Ata po mbajnë në duar një pankartë të madhe me mbishkrimin “Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviçi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë”.

(Kosova Sot)