Më 29 shtator Mustafa në dy interpelenca

  • 26 September 2016 - 11:55
Më 29 shtator Mustafa në dy interpelenca

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca e radhës të mbahet me datën 29 shtator.

Në këtë seancë kryeministri i vendit Isa Mustafa, do të ketë dy interpelanca, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Njëra nga interpelencat e kryeministrit Mustafa është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Ndërsa interpelanca tjetër është  thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.

(Kosova Sot)