Lekaj: Versioni i demarkacionit është i vdekur

  • 26 September 2016 - 12:20
Lekaj: Versioni i demarkacionit është i vdekur

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se demarkacioni nuk është në rend dite në seancën e së enjtes.

Ai ka thënë se Kosova është çliruar nga një ankth, dhe se Qeveria ka hequr dorë nga ky version i demarkacionit.

“ Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta kanë nguti”, ka thënë Lekaj.

 Sipas tij, “Versioni i demarkacionit është i vdekur”.

(Kosova Sot)