Gjendet një trup i pajetë në ujërat e Bunës

  • 26 September 2016 - 12:39
Gjendet një trup i pajetë në ujërat e Bunës

Një trup i pajetë, rreth të 70-tave, është gjetur sot në ujërat e lumit Buna në Shkodër dhe deri tani policia nuk ka mundur që të zbardhë identitetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 kur disa peshkatarë të zonës kanë parë në sipërfaqe të ujit trupin e pajetë e më pas kanë njoftuar policinë.

Ndonëse kjo e fundit nuk e konfirmon lajmin, burime brenda spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se trupi i pajetë ka shkuar tashmë në morgun e tij dhe është ngritur grupi i mjekëve që do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të gjetur edhe shkaqet e vdekjes.

(Kosova Sot)