Politikani zviceran: Femrat duhet të heqin shaminë në fotot e pasaportave

  • 26 September 2016 - 13:32
Politikani zviceran: Femrat duhet të heqin shaminë në fotot e pasaportave

Një politikan zviceran ka deklaruar  se gratë nuk duhet të lejohen të veshin shaminë në fotografitë e pasaportave, thotë “The Independent”.

Walter Wobmann, një anëtar i Partisë populiste të krahut të djatht tha se është e padrejtë që shamitë janë të lejuara në fotot për pasaportë.

Wobmann, i cili ka bërë fushatë kundër mbajtjes se burkave në Zvicër në të kaluarën, pohoi se politika ishte një akt i “trajtimit të pabarabartë”, duke argumentuar se pasaporta duhet të jetë e njëjtë për të gjithë,  sipas të përditshmes zvicerane “Blick”.

“Është e papranueshme që mund ta veshim shaminë në një foto pasaporte, por jo në kapakun e saj . Kjo nuk është një çështje e lirisë fetare, por i trajtimit të barabartë”,  tha ai.

(Kosova Sot)